“Ulim taksat dhe çmimin e energjisë” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për Lulzim Bashen rimëkëmbja ekonomike nis nga ulja e taksave dhe ulja e çmimit te energjisë ne mënyre qe t?i jepet frymëmarrje biznesit. Gjate takimeve me biznesin ne zonën e Vorës, kryetari i PD Basha është njohur me veshtiresite, me te cilat ata përballen, duke shpjeguar vizionin e PD për ekonominë.?Do ta heqim frikën. Do të ulim taksat, do të ulim çmimin e energjisë. 1 miliard euro do t?i kthehen ekonomisë vetëm duke ulur taksat, duke ulur çmimin e energjisë. Vetëm me këto fillon konsumi, biznesi merr frymë dhe rritet punësimi?.Lideri i opozitës Basha ka takuar edhe disa familje ne gjendje te vështire ekonomike, te cilave u ka premtuar se ne rast se e djathta vjen ne pushtet pas zgjedhjeve parlamentare qe do te zhvillohen vitin e ardhshëm, shteti do t?i mbështesë.?Si qeveri do të bëjmë të mundur që për njerëzit që janë në halle të tilla ilaçet të jenë 100% të rimbursueshme nga shteti. Edhe me ndihma të tjera kur jeni në kushte të tilla kur s?keni njeri në punë t?ju paguhet fatura e energjisë, t?ju paguhet fatura e ujit. Jo ndonjë ndihmë që të jetoni ashtu siç e meritoni por të paktën t?ju heqim një pjesë të hallit?.Ndërkohe ne takimin me fermerët e Marqinetit, Prezës e Domjes, Basha ka sqaruar programin e PD per bujqësinë.?Ne kemi vendosur ta subvencionojmë bujqësinë tek çdo fermer. Siç shpërndahen pensionet, siç shpërndahet ndihma ekonomike kështu do të shpërndahet edhe subvencioni për fermerët, për çdo fermer. Me anë të një subvencionimi të tillë që do të kapë shifrën 120 milionë dollarësh në vit ne do të arrijmë të shuajmë koston e punës për dynym?.Basha ka premtuar se për familjet ne ndihme ekonomike faturën e ujit dhe energjinë deri ne 200 kw do ta paguaje shteti.