Mashtrimi i 100 personave në vlerën e miliona eurove nga pronarja e agjensisë ?Ande-LM? Lule Makashi do të ishte shmangur nëse situata e saj ekonomike do të kishte kaluar në filtrin e institucioneve.
Kjo pasi në kushtet që ndodhej Makashi aktiviteti i saj është bllokuar disa herë nga përmbarimi. Një ditë më parë Makashi deklaroi në gjyq se aktiviteti i saj ka nisur problemet prej vitit 2015 dhe vetëm me Kanadanë, ndërsa nga dokumentet e siguruara nga ReportTV rezulton se nga Shkurt -Maj tre vite më parë Makashi ka nisur problemet dhe biznesi i saj ka kaluar në sekuestro nga bankat.
Sekuestro e tretë është vendosur më 17 shkurt 2014 dhe pak muaj më vonë më 29 shtator do të vendosej një tjetër sekuestro për shkak të mos shlyerjes së kredive.