Report TV - Berisha kërcënon Ramën,i kujton '98: "Depot në '97 i hapa unë"

2016-04-30 4

Ish-kryeministri Berisha ka kërcënuar Edi Ramën se nëse do të vazhdojë të mbajë afër bandat dhe Shullazët, ?98-a do t?i duket lule?. Ai i është referuar në këtë mënyrë revoltës së opozitës së atëhershme në 14 shtator 1998, kur u sulmua Kryeministria. Deklaratat e forta Berisha i bëri gjatë një interviste për Abc News.
Disa herë ai u kujdes që këtë paralajmërim Edi Rama duhet ta marrë edhe si personal.

?Ndaj dhe i them Edi Ramës se armët nuk duhet t?i ketë kurrë frikë një qeveri e një vendi të lire, por ta ketë të qartë se do ti duket lule 98-ta ccfarë do mund ti ndodhë nëse ndërsen bandat a armatosura të tij. Pse e them këtë?Sulmet ndaj institucioneve janë gjithmonë të papranueshme. Prandaj po dal aty. E them këtë se në 98-tën bëra gjithcka për ta kontrolluar, por nuk e kontrollova dot, por të jesh e sigurtë që nga 98-ta e mbrapa, kush më nuk mund t?i kontrollojë. Po them nëse përsëritet, nëse përdor bandat e veta kundër opozitës e kam fjalën. Se duhet ta ndajmë, qytetarët nuk i konsideroj opozitë, qytetarët kanë një interes, nuk kanë interesin e opozitës por kanë interesin e sigurisë së tyre ndërsa opozita ka interesat e veta?, tha Berisha.