Topi apelon për realizimin e reformës zgjedhore: Të mos deformohet vota si në 2013- Ora News

2016-04-29 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 4 vjetorin e themelimit të Frymës së Re Demokratike, kreu i kësaj force politike, Bamir Topi apelon për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve me qëllim garantimin e një gare të ndershme.
Në ceremoninë e rastit për këtë përvjetor, Topi tha se në zgjedhjet e vitit 2013, FRD u la qëllimisht jashtë parlamentit, ndërsa kërkon që të mos përsëritet e njëjta situatë në zgjedhjet e 2017.
Topi: Fobia për këtë forcë të re politike. Me mbështetje të menjëhershme të gijotinës së Komisioneve politike të administrimit të zgjedhjeve duke lënë FRD në mënyrë të pamerituar jashtë institucionit të Parlamentit. E kam të pamundur të mos i kthehem nevojës për korrigjimin e ligjit të zgjedhjeve.
Duke u kthyer pas në kohë, kur ishte në krye të shtetit, Topi tha se në dy fitet e fundit të ushtrimit të detyrës si President, pati presion nga mazhoranca e atëhershme. Ndaj, tha ai, u pa e nevojshme krijimi i një alternative të re politike.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/topi-apelon-per-realizimin-e-reformes-zgjedhore-te-mos-deformohet-vota-si-ne-2013/