Partia Demokratike do të kthehet javën tjëtër në Parlament përfshirë dhe në komisionin për reformen në drejtësi. Deklarata ka ardhur nga anëtari i Kryesisë së PD Genc Pollo në emisionin "45 minuta" të Denis Mingës në Report Tv .
"Ditën e martë jemi ne parlament. Nuk di të ketë mbledhje. Ne kthehehemi ne jetën parlamentare, do e durojme siç është. Natyrisht me problemet që krijon maxhoranca, ne kemi fjalën për të denoncuar zullumin e qeverise," tha Pollo.
Genc Pollo ka folur dhe për zhvillimet në PD, ndërsa e cilësoi normale përplasjen e brezave ne parti. Duke iu referuar caktimit të tij në qarkun e Fierit Pollo nuk e përjashtoi mundësinë që të kryesojë në zgjdhjet e 2017 listën e deputetëve të këtij qarku. Madje e cilësoi interesante një sfidë të mundshme të tij përballë Gramoz Rucit në qarkun e Fierit.
Intervista e plotë e Genc Pollos
Cili është reagimi juaj ndaj padisë së PS-se kundër Berishës për thirrjet për armët?
Reagimi im i pare, veprime të tilla nuk jane vlejnë, janë banalitete të radhës, është një tentativë për të larguar vëmendjen nga problemet .
Berisha nuk do t'i kushtoje vëmendje padise nga deputeti gojepalare i PS-se sepse e ka per të tërhequr vëmendjen. Gjithë debati i ngritur nga PS ndodhi sepse ai denoncoi Shullazin, ky është problemi real. Nuk është problem që një bandit të zaptoje vende edhe të kërcënoje titullarin e universitetin. Ky person me grupin e tij kriminal ka lidhje me Ministrin e Brendshëm. Unë kam informacione sesi nga makina e ministrit del Emiliano Shullazi. Lidhjet mes tyre jane të njohura, të dokumentuara. Kriminalitet ka kudo, por kjo është një perandori krimi. Këto veprime nuk i bën i vetëm. Shullazi ka qënë i mbrojtur nga ministri Tahiri. Ai zihet me deputet të PS-së, nuk ka frikë sepse ka lidhje me të madhin e PS-së. U bë shkëndijë deklarata e Berishes per arrestimin e tij.
Pse nuk e kanë denoncuar Emiljano Shullazin dy profesorët në prokurori?
Nuk i di rrethanat konkrete. Këto janë informacione të spekuluara mediatike .Dy profesorët nuk e kane denoncuar Shullazin. Terrorizimi i njerëzve, grupi i strukturuar nuk eshte vertet i forte, por sepse kanë mantelin mbrojtës .
Ju po thoni se ka një lidhje mes ministrit Tahiri dhe bandës së Shullazit por deri tani prokuroria nuk e faktuar këtë gjë, si e gjykoni procesin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ?
Ju si media duhet ta ndiqni si proces ,PD-ja do e ndjekë procesin. Të dhënat që kemi është që ka një angazhim nga qeveria që të heshtin dëshmitarët dhe t'i intimidojë këdo që sjell ndonjë provë. Ky është realitet i frikshëm.