Në Shkodër LSI bashkoi votat me PD për miratimin e buxhetit për vitin 2016- Ora News

2016-04-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

LSI dhe PD bashkojnë votat për miratimin e buxhetit të Bashkisë Shkodër për vitin 2016. Buxheti me vlerë 1.6 miliardë lekë u miratua me 39 vota pro, 7 kundër të PS, 3 abstenim (një FRD, një PDK, një PS). Edhe pse gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak grupi i këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim patën rezerva në drejtim të disa prej pikave të këtij buxheti, në ndryshim nga kolegët e tyre këshilltarë të Partisë Socialiste, votat e tyre ishin pro buxhetit.
Këshilli bashkiak i Shkodrës miratoi buxhetin për vitin 2016 me një vlerë prej 1.6 miliardë lekësh me 39 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, falë bashkimit të votave PD-LSI.
Por edhe pse mori shumicën e votave, këshilltarët e majtë kritikuan ashpër prioritetet e shpallura nga kjo njësi vendore për këtë vit, çka u kundërshtua nga të djathtët.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ne-shkoder-lsi-bashkoi-votat-me-pd-per-miratimin-e-buxhetit-per-vitin-2016/