Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në mbledhjen e parë të Këshillit Tatimor që ka drejtuar si Ministër i Financave, Arben Ahmetaj ka ripërsëritur premtimin se vitin e ardhshëm nuk do të ketë rritje taksash, por vetëm thjeshtim të proçedurave. Ahmetaj ftoi sipërmarjen që të bëjë sygjerime jo vetëm për proçedurat, por edhe per sistemin e Tatimeve, ku në bazë të analizës së riskut bëhen edhe kontrollet e biznesit.
Arben Ahmetaj ka drejtuar mbledhjen e parë të Këshillit Tatimor që kur ka marrë postin e Ministrit të Financave, duke i premtuar biznesit lehtësi të proçedurave tatimore dhe doganore në paketën fiskale të vitit të ardhshëm dhe duke dhënë garancitë se nuk do të ketë ndryshime në taksa.
Ahmetaj: Kryeministri dhe Qeveria ka vendosur të mos ndryshojë taksat dhe ti transmetoj sipërmarrjes një garanci që sistemi tatimor do të vijojë gjithmonë dhe duke u përmirësuar dhe proçedurat duke u thjeshtuar në favor të sipërmarrjes dhe përmirësimit të klimës së biznesit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/ahmetaj-taksat-mbeten-te-pandryshuara-do-lehtesohen-procedurat-tatimore/