Report TV - Speciale - Flamur Tartari: Për mjekun Osman Jonuzi nuk ka asnjë përmendore

2016-04-29 11

Rreth 86 vjet histori e mjekësisë shqiptare, që nis në vitin 1920-n, kur Kongresi i Lushnjës vendosi për krijimin e spitalit të parë publik të Tiranës është lënë pothuajse në harresë.

Është doktor Flamur Tartari ai hedh dritë në këtë histori me librin për mjekun e parë të shquar shqiptar, që titullohet ?dr. Osman Jonuzi dhe bashkëpunëtorët e tij?.

Libri u promovua sot Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në praninë e akademikëve dhe personaliteteve të larta të vendit.

?Libri është Doktor Osman Jonuzi. Konkretisht ai ishte drejtori i parë i spitalit 1920 si rrjedhojë e spitalit amerikan që u ngrit në vitin 1919 në shtëpinë Bin Bashëve. Dhe ky u startua pas kongresit të Lushnjës ku ndihmë të madhe dha Sulejman Delvina kryeministër, Ismail Ndroqi kryetar i bashkisë, Rifat Frashëri drejtor i përgjithshëm dhe Osman Jonuzi që ndërtuan spitalin e parë në Tiranë në krah të Sahatit? tha autori.

Gjatë promovimit kryetari i shoqatës Tirana, Arben Tafaj, u shpreh se Shqipëria 86 vjet më parë nisi historinë e mjekësisë moderne.

?Ky projekt u përmbush në vitin 1932 me krijimin e një spitali ndër më të mirët në Ballkan për kohën duke shënuar kështu kalimin nga brisku i xherahut tek salla operatore bashkëkohore. Nga mjekësia popullore tek ajo moderne? tha ai.

Doktor Fadil Spahiu e vlerësoi librin e doktor Flamur Tartarit si një gur kilometrik në historinë mjekësisë shqiptare, duke u shprehur për librin studimor se ?shquhet për pastërtinë e analizës së fakteve që ndriçojnë figurën e doktor Osman Jonuzit.