Report TV - Stadiumi i Ri,Rama: Vendosin ata që bëjnë, ja pse do jetë me kullë

2016-04-29 2

Gjatë drejtimit të mbledhjes së KKT në kryeqytet Rama i ka dhënë përgjigje të gjithë atyre që e kanë akuzuar projektin për ndërtimin e stadiumit Qemal Stafa.Në fjalën e tij Rama tha se qeveria po bën një sforco të pazakontë për financimin.

Rama tha se "Do isha i lumtur nëse do ishte e para kullë që u ndërtua në historinë e sportit. Kullat kanë filluar që në fillim 'Olimpia Stadio' me dy kulla etj. Është thjeshtë një spekulim ajo që thoni për metrat katrorë."

Pse stadium me kulle?
?Stadiumet me kullë nuk janë shpikje e kësaj kohe dhe nuk është shpikje e arkitektëve italianë. Do të isha i lumtur sikur të bënim ne të parën kullë, pavarësisht gjithë baltës dhe keqkuptimeve. Por nuk është e para. Kullat dhe stadiumi kanë bashkëjetuar qysh në vitet e para të shekullit të kaluar. Mjafton të shohësh ?Olimpia Stadion?, stadiumin aktual të Firences me kullën e vjetër të ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore, plot e plot stadiumeetë gjeneratës së fundit që kanë kullën si element?, u shpreh Rama.

Së dyti, sipas kryeministrit, kulla është kërkuar me ngulm nga arkitekti dhe studioja.

?Kulla është një element i kërkuar me këmbëngulje nga arkitekti dhe studioja si elementi ikonik i projektit të stadiumit të ri që reflekton qoftë kulturalisht raportin e arkitektit me traditën në tërësi dhe me ansamblin në fjalë në veçanti dhe i jep stadiumit një shenjë domethënëse dhe tërheqëse si pjesë të veten?, u shpreh ai.