http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nese keni bere plane për fundjave apo për festen e Pashkëve, me pare informohuni rreth motit. Pranvera e këtij viti e veçanërisht muaji prill, janë karakterizuar nga temperatura te freskëta dhe reshje shiu. Ne këto kushte sinoptike, do te mbyllet ky muaj. Sipas parashikimeve te Institutit te Gjeoshkencave, shirat rikthehen pasditen e premtes. Ne zonat jugore reshjet priten me intensitet madje te shoqëruara edhe me rrufe. Me temperatura te freskëta, reshje dhe shkarkesa elektrike, do te nise edhe muaji maj. Madje specialistet e Gjeoshkencave bëjnë apel për kufizim te lëvizjeve ne zonat malore, aty ku pritet te ketë edhe rënie rrufesh. Ditët e para te muajit maj do te jene te freskëta dhe te lagështa. Specialistet refuzojnë te japin parashikime afatgjata, ndonëse kjo jave sipas tyre, do te karakterizohet nga vranësirat dhe luhatjet e temperaturave. Kjo do te thotë se çadrat dhe syzet mbajini gjithmonë me vete.