Report TV - PD: OSHEE vjedh 6 miliardë lekë në një tender për matësat elektrik

2016-04-29 2

Partia Demokratike përmes zëdhënëses së saj Ina Zhupa ka denoncuar një tjetër skandal, që sipas saj, ka prekur Operatorin e Shpërndarjes së Eneregjisë Elektrike.

Sipas Zhupës, 6 miliard lekë janë vjedhur në një tender për vendosjen e matësave të energjisë elektrike, ku ka thënë se kostoja e blerjes së tyre është 1 miliard lekë, ndëkrohë që OSHEE ka dhënë 7 miliard.

Ajo shtron pyetjen se ku kanë shkuar 6 miliard lekët e tjera?

Free Traffic Exchange