Rritje e pagës minimale, ulje e çmimit të energjisë për familjet që konsumojnë më pak se 300 kw, pagesë nga buxheti i shteti të faturës së ujit dhe energjisë elektrike deri në 200 kw për familjet në nevojë ekonomike, ulje e çmimit të energjisë për biznesin, rishikim të reformës së pensioneve në funksion të interesit të qytetarëve, janë disa nga pikat e platformës qeverisëse të Partisë Demokratike të shpalosura nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin me punëdhënës dhe punëmarrës të Vorës.
"Që t?ua bëjmë jetën pak më të lehtë gjithsecilës prej jush e para është që t?ju rrisim rrogën apo jo?! Çmime më të ulura, për shembull për energjinë elektrike. 56 për qind e shqiptarëve harxhojnë më pak se 300 kë. Po për këta 56 për qind që është pjesa më e varfër e shqiptarëve, çmimi është rritur. Do të ulim çmimin e energjisë për 30 kë e parë. Fatura e energjisë që do të paguani për familjet tuaja do të jetë më e ulur. Po kështu fatura e energjisë për biznesin do të duhet të ulet sepse është rritur nga 9 lekë/kë orë në 14 lekë/kë orë"-tha Basha