Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda i ul me tre vite dënimin pilotin italian Girorgo Riffromato të dënuar më 10 shkurt me 15 vite burg për akuzën e ?Trafikimit të narkotikëve?, të kryer në bashkëpunim e të mbetur në tentative?.
Vetë Rifformato i pranishëm në seancë ka kërkuar pafajësi duke pretenduar se hetimet e prokurorisë nuk faktojnë përfshirjen e tij në trafikun e Drogës, por gjykata e apelit ka vendosur të prish pjesërisht vendimin e kolegëve të tyre në shkallë të parë duke reduktuar dënimin nga 15 në 12 vite burg.