Denoncimi - Arben Frroku i arrestuar prej 6 Marsit, PD akuzon qeverine

2016-04-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike akuzon qeverinë se si në rastin e Mark Frrokut kanë vonuar të dhënat për Arben Frrokun, i cili sipas saj është arrestuar më 6 mars.
Në një dalje për median nga Enkelejd Alibeaj janë të njëjtët persona si në rastin e Mark Frrokut që i shërbyen krimit dhe shkelën ligjin me urdhrin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe lejen e Edi Ramës
Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Alibeaj
Lajmi i ndalimit të Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Lamaj, nxjerr zbuluar bashkëpunimin e dyfishtë të pikave kyçe të policisë, me bekimin e Tahirit dhe Edi Ramës, në arratisjen e të dënuarit dhe me tej në favorizimin e tij për të shmangur drejtësinë.
Ndalimi i Frrokut në Holandë është bërë që me 6 mars. Por autoritetet shqiptare, kanë vonuar dërgimin e të dhënave në shtetin e BE.
Të njëjtët persona, i njëjti mekanizëm, që la në sirtar për muaj me radhë kërkesën e Interpol Bruksel për deputetin e Edi Ramës, vëllain e të dënuarit me burgim përjetë, Mark Frroku.
Të njëjtët persona që shërbyen krimin dhe shkelën ligjin duke fshehur kërkesën e Policisë së Brukselit, sigurisht me urdhërin e Tahirit e me lejen e Edi Ramës, edhe këtë radhë, shërbyen krimin duke vonuar dërgimin e të dhënave.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/arben-frroku-i-arrestuar-prej-6-marsit-pd-akuzon-qeverine/