Report TV - Dekriminalizimi, alarmohen partitë deputetët s’plotësojnë formularët

2016-04-29 0

Teksa ka ngelur vetëm një javë nga mbyllja e afatit ligjor për vetëdeklarimin e zyrtarëve duke plotësuar formularin e vetëdekriminalizimit, më shumë se gjysma e deputetëve nuk e kanë dorëzuar atë. Partitë politike janë angazhuar përmes zyrave të tyre pranë grupeve parlamentare, duke shfrytëzuar dhe ditën e enjte të seancës, për të ulur deputetët për të bërë rrëfimin. Cdo grup parlamentar ka pasur persona të caktuar të cilët kanë marrë njohuritë e duhura për plotësimin e formularit, dhe këta ekspertë kanë ndihmuar ligjvënësit që të plotësojnë drejt një formular të cilin për ironi e kanë miratuar vetë.

Dje në seancën plenare shumë deputetë gjendeshin me formularët në duar, madje duke u këshilluar më njeri-tjetrin dhe me këshilltarët e grupeve. Këta të fundit janë shqetësuar për neglizhencën e deputetëve, duke nxitur plotësimin sa më të shpejtë të formularëve. Pas plotësimit, deputetët duhet të paraqiten personalisht në KQZ, ku u dorëzojnë raportin, dhe të marrin një vërtetim për këtë dorëzim.

Free Traffic Exchange