Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Shtetit duke informuar zyrtarisht për arrestimin e Arben Frrokut, thotë se ka nisur procedurat e ekstradimit të tij nga Holanda.
Policia thotë se identifikimi dhe arrestimi i tij është bërë më 17:15 minuta.
Sqarimi i policisë:
Interpol Tirana gjatë ditëve të fundit ka patur disa komunikime me homologët në Holandë në lidhje me këtë çështje, por vetëm sot pasdite, u konfirmua se shtetasi i paraqitur me dokumente të falsifikuara nën emrin ?Renato Tsepa?, ishte shtetasi Arben Frroku, i dënuar tashmë nga drejtësia shqiptare. Verifikimi i identitetit të shtetasit Frroku erdhi pas krahasimit të gjurmëve të dërguara nga autoritet e vendit tonë për partnerët holandezë.
Interpol Haga konfirmoi se gjurmët ishin identike me ato të një shtetasi të arrestuar me dokument (pasaportë) greke të falsifikuar, me gjeneralitetet ?Renato TSEPA?, lindur në Korçë. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, kanë nisur procedurat e ekstradimit të shtetasit Frroku drejt Shqipërisë, ku pritet të vuajë dënimin sipas vendimit të gjykatës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-ne-holande-arben-frroku/