Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, prezantoi aplikacionin ?Smart Travel Albania? në ndihmë të industrisë se turizmit. Prioriteti i kësaj Ministrie është zbatimi i sistemeve inteligjente të trasnportit. Haxhinasto foli edhe shpalljen e tenderit për Rrugën e Kombit si dhe kërkesën për deklarimin e veprimeve me aksionet të aeroportit ?Nënë Tereza?.
?Smart Travel Albania? është aplikacioni më i ri i aksesueshëm nga çdo smartphone në ndihmë të industrisë së turizmit.
Ministri, Edmond Haxhinasto, tha se prioriteti është tëk zbatimi e sistemeve inteligjente të transportit, ndërsa shumë shpejt do prezantohet edhe aplikacioni për mirëmbajtjën e akseve rrugore dhe trafikun.
Haxhinasto: Në thelbin e tij ky është një aplikacion që në celularin e gjithësekujt të jenë të gjithë oraret e të gjithë formave të transportit, itineraret, stacionet që mund të përdoren nga një qytetar i vendit apo i huaj.Pjesë e kësaj pakete do të jetë dhe infomacioni për situatën që do të kenë rrugët.
Ministri ka kërkuar nga drejtuesit e aeroportit ?Nënë Tereza? që për çdo veprim me aksionet e tyre të merret miratimi formal i Ministrisë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/aeroporti-i-rinasit-haxhinasto-tia-duhet-deklaroje-veprimet-me-aksionet/