Rreth 40 milion euro rezulton pasuria abuzive e 10 depueteve, gjyqtarëve dhe prokurorëve e kallëzuar nga ILDKPI në Prokurori e Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Reagimi i këtyre organeve sipas kryeinspektorit të deklarimit dhe kontrollit të pasurive Shkëlqim Ganaj, ka qenë 0. Vetëm në një rast pasuria e pajustifikuar e zyrtarit sipas tij kap vlerën e 2 milion eurove, por heshtja ka qene e vetmja përgjigje nga prokuroria.
"ILDKP ka dërguar në Prokurori 84 zyrtarë, 10 prej tyre të niveleve më të larta, si deputetë, gjyqtarë e prokurorë. Kanë sëbashku rreth 40 milionë euro pasuri të pa mbuluara me burime të ligjshme financiare dhe të pajustifikuara me dokumentacion ligjor," tha Ganaj.
Ai sqaron se deputetët e kallëzuar i përkasin 2 legjislaturave të fundit.
Çedimi i punës në organin e akuzës ka qenë akuzë e disa prej deputetëve të komsionit të ligjeve ku Ganaj prezantoi punën 1 vjeçare me pasuritë e zyrtarëve.
"Kjo finale ka dy gjëra: O ju se keni bërë punën mirë ose prokuroria nuk e ka bërë detyrën mirë. Kjo e dyta jam i prirur ta besoj sespe të gjitha sondazhet lidhur me shkallën e besimit mbi sistemin e drejtësisë janë pothuajse afë zero,' tha deputeti socialist Ulsi Manja.
Ndërsa deputeti Bashkim Fino tha se nëse ILDKP nuk e ka bërë punën si duhet, atëherë duhet të propozohet shkarkimi i tij.
"Këtyre institucioneve duhet tu dridhen këmbëve kur vijnë të raportojnë në komisionin e ligjeve. Në fund ne të vendosim e ka bërë punën mirë apo jo. Dhe nëse e ka bërë mirë duhet ta inkurajojmë. Nëse jo duhet të bëjmë propozim për shkarkim," tha Fino.
Por kreu i ILDKP-së u shpreh se ëhstë i gatshëm të jap dorëheqjen nëse në punën e institucionit të tij ka diçka që çalon.
Fatin e hetimeve për 84 zyrtarët e denoncuar në prokurori, Ganaj e zbuloi nga deputetët , të cilët në rezolutën e miratuar përfshinë dhe klauzolën që për penalizimin e prokurorisë në rast se nuk bashkëpunon me ILDKP.