Financimi i fushatës 2015, 36 parti ankohen se nuk përfituan asnjë fond- Ora News

2016-04-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar raportet e auditimit për financimet e fushatës 2015 si dhe financimin e partive për vitin 2014. E megjithë shqetësimet e opinionit publik për shpenzime marramendëse në fushatë, nga raporti konstatohet se vetëm 14 partitë më të mëdha nuk kanë pasur vërejtje nga ekspertët kontabël.Ndërkohë 74 subjekte nuk kanë arritur të kontaktohen dhe 36 parti u ankuan se nuk kanë përfituar asnjë fond. Për të gjitha ato subjekte zgjedhore që nuk kanë zbatuar ligjin parashikohen penalitete që variojnë nga 1 milion deri në 2 milion lekë dhe kjo masë do të rëndojë vetëm mbi partitë e vogla.
Auditimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nuk ka konstatuar asnjë parregullsi për 14 partitë më të mëdha në vend në lidhje me mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore të vitit 2015.
Disa prej këtyre partive janë Partia Socialiste, Partia Demokratike, LSI, PDIU e PR.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/financimi-i-fushates-2015-36-parti-ankohen-se-nuk-perfituan-asnje-fond/

Free Traffic Exchange