Seancë “në paqe”, por mazhoranca në tension votash për të kaluar ligjet- Ora News

2016-04-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sikurse kishte vendosur, PD e bojktoi seancën e sotme plenare, duke i lënë mazhorancës të gjithë hapësirën e nevojshme për të mbojtur projektligjet e rendit të ditës në qetësi dhe pa asnjë kundërshtar. Ministrat dhe deputetët mbështetën projektligjin për faljen e detyrimeve të ish- ushtarakëve, sikurse ligjin për vullnetarizimin. Gjatë votimit të ketij të fundit, pati moment tensioni në radhët e mazhorancës për shkak të mungesës së votave, që duket se e çuan kreun e Kuvendit Ilir Meta të ngrinte pikëpyetje mbi votimin.
Mungesa e opozitës në Kuvend, për shkak të bojkotit 10 ditor në solidarizim me ish-kryeministrin Sali Berisha rezultoi me një seancë plenare të qetë deri në vaktësi dhe i krijoi kushtet mazhorancës që të mbronte në paqe projektligjet e Qeverisë.
Më i rëndësishmi, ai për faljen e detyrimeve të ish -ushtarakëve në skemën e pensioneve suplementare që u mbrojt nga Ministrja e Mbrojtes, Mimi Kodheli, ai i Mirëqeneis Sociale Blendi Klosi dhe Ministri Arben Ahmetaj, ndërsa deputeti i LSI-së Luan Rama kërkoi që Qeveria të sjellë një nismë të plotë ligjore për ish-ushtarakët.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/seance-ne-paqe-por-mazhoranca-ne-tension-votash-per-te-kaluar-ligjet/

Free Traffic Exchange