Report TV - Panairi i punës, Rama: 8 mijë vende pune nga 130 sipërmarrje

2016-04-28 0

8 mijë vende pune ofrohen në panairin e punës, në të cilin marrin pjesë 130 sipërmarrje.

Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit Edi rama në çeljen e këtij panairi, ku ka theksuar se Shqipëria ka vende pune, por duhen punëtorë të kualifikuar.

Nga ana tjetër, Rama ka shtuar se, qeveria mbetet urë solide mes biznesit dhe punëkërkuesve, por tregu i punës në vend kërkon punonjës të kualifikuar.

?Qeveria urë solide mes biznesit dhe punëkërkuesve. Panairi është tregues i përpjekjeve të qeverisë sonë. Në panair ka shumë oferta punësimi. Janë 8 mijë vende pune që ofrohen nga 130 sipërmarrje. Shqipëria ka punë, por kërkohen punonjës të kualifikuar. Janë 31 mijë vende pune që janë të hapura, por 55% e punëkërkuesve janë pa arsim dhe 40% e kërkesave janë për teknikë e specialistë. Mungojnë njerëzit e kualifikuar? ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se punësimi në sektorin privat është një mundësi e mirë, pasi nuk ekziston vetëm mundësia e punësimit në shtet.

?Sipërmarrjet e suksesshme janë dyfishuar. Kërkohen punonjës të të gjitha kategorive. Kush do punë, të vijë dhe të tentojë të gjejë punën përmes aplikimeve? ka përfunduar ai.

Sakaq, Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë, ka thënë se, gjatë kësaj kohe janë 5 fishuar fondet për nxitjen e punësimit, ndërkohë që janë reformuar rrjetet e zyrave të punës.

Ai ka shtuar se Shqipëria ka punë, por duhen profesionistë.

?Në Shqipëri ka punë, por duhen profesionistë. Sot ka 31 mijë kërkesa për vende të reja pune. Mungojnë njerëzit e kualifikuar në Shqipëri. Biznesi kërkon profesionistë, por që mungojnë? ka thënë Klosi.

Panairi i punës pritet që të vizitohet nga 35 mijë persona dhe konsiderohet si rol strategjik për punësimin e personave që janë punëkërkues të papunë.
Në këtë panair do të evidentohen 540 kompani private.