Mbyllet hetimi administrativ për rrëzimin e helikopterit- Ora News- Lajmi i fundit-

2016-04-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Helikopteri i cili mesditën e 6 prillit 2016 u rrëzua në ujrat e liqenit të Shkodrës ishte në fluturim stërvitor në përputhje me rregullat e sigurimit të fluturimit ajror.
Ky është konkluzioni i hetimit administrativ të urdhëruar nga Ministrja e Mbrojtjes për rrëzimin e helikopterit të Forcës Ajrore me numër anësor 637 të tipit EC 145.
?Në përfundim të këtij hetimi administrativ, grupi i punës doli në përfundimin se: planizimi, organizimi dhe drejtimi i fluturimit stërvitor të Helikopterit FA-637 në datën 6 prill 2016, është bërë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, që rregullojnë veprimtarinë e Forcave të Armatosura. Forca Ajrore, BazaAjrore e Farkës dhe strukturat e tyre, kanë planizuar dhe drejtuar fluturime stërvitore në përputhje me rregullat e sigurimit të fluturimit ajror. Ekuipazhi i helikopterit ishte duke kryer një stërvitje fluturimi vizual në përputhje me planin stërvitor të Forcës Ajrore.?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mbyllet-hetimi-administrativ-per-rrezimin-e-helikopterit/

Free Traffic Exchange