Koncesioni për Durrës-Kukës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse edhe këtë herë tenderi për koncesionin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës- Kukës do të dështojë, qeveria do të gjejë një formulë të re për dhënien në përdorim të privatit mirëmbajtjen e saj. Ministri i Transporteve tha se është në pritje të hapjes së ofertave, dhe nëse vlera e investimit të tyre i afrohet shifrës 50 milion euro atëherë ofertat do të jenë të suksesshme. Ngërçi i vetëm në këtë proces ka qenë çështja e subvencionit që shteti duhet t?i japë firmës për të bërë ndërtimet e mbetura në këtë rrugë. Edmond Haxhinasto tha se ministria ende nuk ka marrë asnjë njoftim për shitjen e aksioneve të aeroportit ?Nënë Tereza?, që është një detyrim i koncesionarit. Kompania ?China Everbright? njoftoi në faqen zyrtare blerjen e 100% të aksioneve të aeroportit tonë, por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e koncesionarit të Rinasit.

Free Traffic Exchange