Braçe: Të shkrihet Gjykata e Lartë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i Gjykatës se Larte për çështjen e 21 janarit është bere shkak qe socialisti Erjon Braçe te kërkojë shkrirjen e kësaj Gjykate, ashtu si dhe te gjitha Gjykatave qe nuk dhanë drejtësi per vrasjen e 4 qytetareve ne protestën para kryeministrisë. Dhe mbyllja e procesit gjyqësor per 21 janarin i ka shërbyer Braçes, qe te beje serish thirrje per reformën ne drejtësi, edhe pse projekti i kësaj reforme as nuk e shkrin Gjykatën e Larte e as nuk vendos te ndërpresë mandatin e ndonjë anëtari te saj. Braçe i ka kërkuar edhe Gardës se Republikës te tërheqë qëndrimin e saj ne gjyqin për dëmshpërblimin e viktimave te 21 janarit. Pak dite me pare, Gjykata e Larte rrezoi rekursin e Prokurorisë, qe kërkonte dënimin me mbi 20 vjet burg për ish-kreun e gardës Ndrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo.