Report TV - Basha: PD mbyll programin elektoral, riorganizon strukturat

2016-04-28 0

Partia Demokratike do t'i nënshtrohet një tjetër procesi riorganizimi duke shtuar të paktën 14 degë në të gjithë vendin. Ky është vendimi i kryesisë së Partisë Demokratike, i cili u bë publik nga kryetari i PD Lulzim Basha.

Shefi i opozitës tha se kjo bëhet që strukturat e PD të jenë më afër qytetarëve, por kreu i opozitës nuk përjashtoi faktin se me këtë riorganizim u jepet fund pakënaqësive që u shfaqën për angazhimin e strukturave të PD në zgjedhjet lokale të 2015.

?Në mbledhjen e kryesisë u vendos fuqizimi i strukturave, riorganizimi i strukturave të Partisë Demokratike në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Përfundimi i analizës në terren do të shoqërohet edhe me krijimin e disa degëve të reja, të cilat në thelb kanë fuqizimin e çdo seksioni, grupseksioni dhe degëve të Partisë Demokratike. Do të kemi një shtim prej 14 degësh, pra janë 67 degë në territor nga të cilat 35 degë, në pjesën më të madhe për shkak të ndarjes do t?i nënshtrohen edhe një procesi zgjedhor. Kryesia e Partisë Demokratike mori vendim të miratojë sipas statutit të Partisë Demokratike ngritjen e degës së Partisë Demokratike në Londër, pas shumë kërkesave të anëtarëve dhe demokratëve që jetojnë në këtë metropol,? -u shpreh zoti Basha.

Ndërkaq kryesia e PD ka përcaktuar edhe drejtuesit për organizimin zgjedhor, për të cilët kryetari Basha u kujdes të thotë se ata nuk do të jenë kryesuesit e listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare.

Kështu mësohet se në drejtim të organizimit elekoral në Tiranë do të jetë Edi Paloka, në Shkodër Arben Ristani, në Durrës Arben Imami, në Kukës Shrefedin Shehu, në Lezhë Jemin Gjana, në Gjirokastër Tritan Shehu, në Fier Genc Pollo, në Elbasan Edmond Spaho, në Korçë Genc Ruli, nëVlorë Flamur Noka. Në Dibër Gent Strazimiri, në Berat Ridvan Bode.

Nga kjo listë të përzgjedhurish vihet re largimi nga ky proces i Jozefina Topallit, Astrit Patozit, Aldo Bumcit.

Po ashtu Basha bëri me dije se Partia Demokratike ka mbyllur programin e saj të cilin do i?a paraqesë qytetarëve për qeverisje, një vit përpara zgjedhjeve me qëllim që ai të diskutohet me të gjithë qytetarët shqiptarë.

Ndërkaq iu propozua kryesisë që të miratojë propozimin për përfaqësimin me 35% të të rinjve në listat zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.