Mashtrimi me vizat, arrestohen nënë e bijë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-28 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy ditë pas zbulimit të skemës së mashtrimit të qytetarëve për viza në Kanada, policia ndaloi nënë e bijë, të cilat akuzohen se gënjyen 26 persona duke u premtuar emigrim të rregullt dhe punësim në Kanada, Australi dhe Angli. 51-vjeçarja u ndalua së bashku me vajzën e saj në aeroportin e Rinasit, pasi u kthyen nga Kanadaja. Ndërkohë, policia ka marrë në ruajtje zyrën e kompanisë ?Ande LM? në Tiranë pranë ish-zonës së Bllokut. 26 kallëzime të depozituara në Policinë e Tiranës akuzonin nënë e bijë për mashtrim, pasi kishin kryer pagesa që arrinin deri në 20 mijë dollarë. Për të njëjtën aferë u arrestua 25-vjeçari Klevis Rreshka, i cili kishte blerë një ditë më parë kompaninë ?Ande LM?, për vetëm 1 euro.

Free Traffic Exchange