Lajmi bombë! - Xhihadisti i tmerrshëm John qëndroi në Tiranë para se të shkonte në Siri

2016-04-28 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I famshmi i grupit të Shtetit Islamik, i quajtur ?Xhihadisti John?, ka qëndruar në Shqipëri përreth 5 javë. Lajmin e bën të ditur gazeta britanike ?Telegraph?, e cila ka publikuar lëvizjet e tij nga Britania e Madhe në drejtim të Sirisë.
Në Shqipëri, ai ka prezantuar pasaportën dhe ka kaluar pa problem. Në fakt, britanikja citon një revistë të përmuajshme të të ashtuquajturit Shteti Islamik, e cila citon rrëfimin e një mikut të tij.
Qëndrimi i ?Xhihadistit John? në Shqipëri ka qenë transit pasi synimi ishte vijimi i rrugës drejt Sirisë, duke kaluar nëpërmjet Kosturit në Greqi dhe më pas ka marrë një autobus për në qytetin port të Selanikut. Nga aty është nisur me varkë për në Turqi, ku edhe ka takuar ndërmjetës të ISIS për të shkuar më pas në Siri.
Xhihadisti ka arritur të udhëtojë nëpër Evropë me pasaportë britanike, duke vënë në ?lojë? në një far mënyre shërbimet e sigurisë.
Mohammed Emwazi, u filmua duke prerë kokat e pengjeve perëndimore, dhe një mik i tij gjithashtu ka arritur të largohet nga Britania në vitin 2013, pa rënë gjithashtu në ?sytë? e autoriteteve.
Miku i ?Xhihadistit John?, ka treguar se me të mbërritur në Shqipëri, gjithçka kishte shkuar mirë dhe pasaportat u vëzhguan me kujdes. Ai thotë se një grua në sportel e pyeti se pse vizitonte Shqipërinë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/xhihadisti-john-qendroi-ne-tirane-perpara-se-ti-bashkohej-isis-t/

Free Traffic Exchange