Koni e Kule dëshmojnë në Prokurori - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per mese dy ore, dy drejtuesit me te larte te Universitetit të Tiranës, Dhori Kule e rektori i sapozgjedhur Mynyr Koni, dëshmuan në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për kërcënimet qe morën para zgjedhjeve. I pari që u paraqit tek prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuci ishte Dhori Kule. Burime të prokurorisë thanë se ai ka treguar se ishte kërcënuar nga tre persona, që ndodheshin në një makinë të zezë. Por ish-rektori mohoi të ketë njohur ndonjë prej tyre. ?Më thanë të mos mbështesja kandidatin Mynyr Koni, përndryshe do të të gjejë e zeza? - mësohet të ketë deponuar Kule. Sipas tij, agresori kishte size dhe nuk mund te identifikohej.Edhe professor mynyr koni ka treguar se si është kërcënuar me jetën e familjes, nëse nuk do të tërhiqej nga gara për rektor. Por sipas tij, ai nuk mund t?i identifikonte autorët, pasi nuk i kishte parë asnjëherë më parë. Për kërcënimin e Konit dhe të Kules, prokuroria ka akuzuar Emiljano Shullazin dhe shokët e tij. Janë marrë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë së ambienteve ku kanë ndodhur ngjarjet, por sipas burimeve, ato nuk mund të identifikojnë qartë autorët.

Free Traffic Exchange