Ministri i Financave Arben Ahmetaj teksa ka folur në foltoren e parlamentit ka shigjetuar kryetarin e Partisë demokratike, ku e ka akuzuar atë se përmes programit të rij, kërkon që të grabisë paratë e qytetarëve dhe të kthejë vendin prapa drejt greminës ku ishte në vitet 2012-2013.
?Basha do të na kthejë në greminën e vitit 2012-2013 përmes taksës së sheshtë që nuk i shërben shtresave në nevojë që iu grabit 130 milion dollarë në vit. Qeveria e kaluar varfëroi shqiptarët. Kreu i opozitës kërkon që të grabisë qytetarët. Opozita ska lider, por administrator. Nëse nuk bëhet reforma në drejtësi nuk shpëton ky vend. Premtimet që bën administratori i opozitës me çfarë kuptoj dikush nuk e ndihmon. Të gjitha shkurtimet që ai pretendon të bëjë e çojnë borxhin publik brenda një viti në 80% të PBB. Janë 635 mijë familje që nuk kanë mundësi. Për 610 mijë qytetarë administratori i opozitës kërkon t?i grabisë me një të rënë të lapsit 100 milionë dollarë. Vetëm klasës së mesme dhe shtresave në nevojë nuk i intereson. Dje foli për depozitat, është gjëja më qesharake që mund të thotë një administrator duke iu referuar shifrave. Në 2012 është numri minimal i depozituesve të vegjël të cilët janë varfëruar nga qeveria e Berishës. Administratori i opozitës, se lider do i duheshin 100 vite të bëhet, bën propozime qesharake për taksat. Pseudo-paketa e këtij njeriu e çon vendin mbrapsht, duke marrë para nga buxheti i shtetit dhe ja kthen të pasurve të këtij vendi?, tha Ahmetaj.