Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti socialist Erjon Braçe e quan të turpshëm vendimin e Gjykatës së Lartë për dosjen e 21 Janarit. Nga foltorja e Kuvendit Braçe tha se kjo kastë gjyqtarësh e korruptuar të imponojë shoqërisë shqiptare vendimin e saj sipas të cilit 4 qytetarë në mes të bulevardit janë vrarë pa dashje. Për Braçen vendimi I marrë të hënën në Gjykatëne Lartë për refuzm
Erjon Brace: Unë nuk mund të bëj sikur nuk ka ndodhur gjë të hënën. Bëhet fjalë për shqyrtimin e cështjes së 21 janarit, krimit shtetëror të 21 janarit. Është vendimi që përmbyll një kalvar të gjatë shqyrtimi në insitutionet e drejtësisë , apo dhe gjykimi pot ë doni, por vetëm gjykim nuk është bërë të vrasjeve shtetërore të 21 Janarit. E kam thënë dhe atë ditë ata gjyqtarë nuk janë as të lartë as të ulët. Ata nuk janë gjyqtarë. Unë nuk mund ta pranoj, jo si deputet, as si jurist por nuk mund ta pranoj as si qytetar që kjo kastë gjyqtarësh e korruptuar të imponojë shoqërisë shqiptare vendimin e saj sipas të cilit 4 qytetarë në mes të bulevardit janë vrarë pa dashje. Nuk mund të ketë vrasje pa dashje dhe plumbin ta marrësh në gjoks, në ballë. Nuk mund të ketë vrasje pa dashje e një structure të armatosur shtetërore sic është garda e Republikës. Nuk mund të ketë vrasje pa dashje kur jepet urdhër për të qëlluar, për me tepër në turmë. Këta nuk mund t?I imponojnë askujt në këtë vend alibinë e tyre. Është e rëndë shumë e rëndë. Dhe nëse ka një rast që mund të legjitimojë shkrirjen e Gjykatës së fakit të Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë është ky. Është e turpshme që janë vrarë 4 njerëz në mes të bulevardit dhe gjykata të vendosë që asnjëri të mos jetë në burg. Është e turpshme
Seanca e sotme parlamentare u bojkotua nga opozita
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/groposja-e-21-janarit-legjitimon-shkrirjen-e-gjykates-se-larte/