Report TV - Basha: PD mbyll programin elektoral, riorganizon strukturat

2016-04-28 0

Partia Demokratike ka mbyllur programin e saj të cilin do i?a paraqesë qytetarëve për qeverisje, një vit përpara zgjedhjeve me qëllim që ai të diskutohet me të gjithë qytetarët shqiptarë.

Kjo ka qenë deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, ku ka theksuar se do të ketë një ristrukturim të disa organeve .

?Partia Demokratike është në diskutim të hapur me qytetarët. Kemi përfunduar 1 vit përpara zgjedhjeve programin elektoral që do ta diskutojmë me të gjithë qytetarët. PD ka në plan për ta nxjerrë vendin nga kriza, pasi premtimet e rilindjes dolën gënjeshtra? u shpreh ai.

Po ashtu, Basha tha se ai i ka propozuar kryesisë që të miratojë propozimin për përfaqësimin me 35% të të rinjve në listat zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

?I paraqita propozim tim që 35% e të rinjve të jenë në listën e ardhshme zgjedhore të PD pas një procesi gare primare mes kandidatëve? tha ai.

Ndërkohë, Basha shtoi se është marrë vendimi për çeljen e një dege të Partisë Demokratike në Londër.

?Do ketë degë të reja të Partisë Demokratike. Do të ketë ristrukturim i strukturave të PD-së. Kryesia konfirmon disa drejtues të departamenteve e seksioneve drejtuesve të rinj.Fuqizim i strukturave të PD është synim kryesor. Ka një vendim për miratimin e ngritjes së degës së PD në Londër? tha Basha.

Sa i takon ristrukturimit të strukturave të partisë demokratike, Basha ka theksuar se kryetari i grupit të punës nuk ka lidhje me kandidimet dhe se grupet u vendosën në bazë të mungesës së konfliktit dhe përvojës.