Report TV - PD: Mbifaturimet bëjnë kërdinë në Lezhë, qytetarët s’ka kush i pret‏

2016-04-28 0

Banorët e Lezhës ankohen prej muajsh për fatura të larta nga OSSHE. Mbifaturimet sipas tyre janë abuzime që nuk gjejnë zgjidhje në asnjë zyrë.

Banorët ankohen se marrin borxh për të shlyer faturat me vlera më të larta se harxhimi ditor i energjisë në banesat e tyre.

Kryetari i Partisë Demokratike dega në Lezhë, Paulin Marku, pa nga afër situatën e rënduar në sportelet e OSSHE-së, ku qytetarët shprehnin revoltë në lidhje me abuzimet që u bëhen prej kohësh faturave të tyre të energjisë.

Qytetarët ankohen se nuk gjejnë zgjidhje edhe pas ankesave të cilat i dorëzojnë zyrtarisht, madje ata denoncojnë edhe faktin se sahatet e tyre nuk vëzhgohen nga asnjë faturist, duke drejtuar vëmendjen nga shteti i cili sipas tyre po u vjedh hapur.

?Faturën nuk e kam paguar sepse kam 200 kw më tepër?, tha një qytetar.

?60, 70, 80 më vjen fatura çdo muaj. Çdo herë marr borxh dhe vij i paguaj?, tha një zonjë e cila priste prej orësh në radhë.

?Kam ardhur të sqarohem dhe të bëj ankesë. Këto thonë nuk e bëjmë. Duhet të shkosh në Tiranë më thanë?, ankohet një qytetar.

Ndërsa një tjetër thotë: ?Përsëri kanë bërë të njëjtin kalim kur unë u ankova për mbifaturimin. E njëjta gjë më ka ardhur në muajin mars. Asgjë nuk po gjen zgjidhje. Më thanë se do të më sillnin mesazh për problemin e mbifaturimit. Nuk erdhi asnjë mesazh, as kontroll, asgjë. Ne nuk dimë më ku të shkojmë, ku të mbytemi. Na thonë shko tek drejtori, ai nuk është. Kthehemi prapë këtu, këto nuk na zgjidhin gjë?.

"870 kw mbifaturim më ka ardhur këtë muaj, ja fatura, e kam parë numrin e sahatit e kam sjellë kopje, kam depozituar ankesën, prej dy javësh. Nuk ka ardhur askush as me pa sahatin. Ka ardhur një elektricist në fillim të muajit, por ata e heqin atë që ka parë sahatin. Këtu i kam të gjitha të dhënat që i kam sqaruar dhe në kërkesë. Këto punonjëset më thonë ankohu, por ku? Ka dy tri javë që është bërë ankesa, por nuk vjen kërkosh?.

Një qytetar denoncon: ?692 kilovat më ka ardhur, nga 400 që shënon sahati. Këta punonjës nuk japin asnjë përgjigje asnjë sqarim?.

?Mbifaturimin ma kanë bërë dhe në dhjetor. Unë jam klient i rregullt. Shteti nuk duhet të na vjedhë. Nqse shteti ka nevojë për lëmoshë ia japim, por jo të na vjedhë. Drejtori më thotë pas 60 ditësh do të vijmë ta verifikojmë. Pas 60 ditësh unë nuk e di ku do të jem. Ta verifikojnë sot nesër, jo kaq vonë?, shprehet i revoltuar një banor.