Basha: Përfunduam programin elektoral, zgjidhje dhe jo si rrenat e Rilindjes

2016-04-28 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së PD është diskutuar ana organizative e kësaj partie, duke u ndaluar në programin dhe platformën që Basha ka për daljen e vendit nga kriza.
Në përfundim të mbledhjes së kryesisë, Basha tha se programi PD është miratuar një vit para zgjedhjeve dhe ai do të konsultohet me të gjithë qytetarët.
Basha njoftoi gjithashtu se kryesia e PD ka miratuar sot ngirtjen e degës së kesaj partie në Londër.
Basha: Konfirmimin nga kryesia të emërimit të disa drejtuesve të departamenteve dhe sekretarëve të rinj. Kryesia e PD mori vendimin të miratojë ngritjen e PD në Londër pas shumë kërkesash të anëtarëve dhe demokratëve që jetojnë në këtë metropol dhe diskutoi mbi propozimin tim të kuotës 35% të të rinjve në listën e ardhshme zgjedhore pas primareve.
PD ka përfunduar programin një vit para zgjedhjeve duke shënuar një tjetër standard demokratike europian karshi qytetarëve shqiptarë. Zgjidhjet nuk lihen për në castin e fundit të zgjedhjeve sepse pastaj rezulton që të jenë rrëna, sic ishin rrena premtimet e rilindjes. Kjo sepse nuk ju dha mundësi shqiptarëve të diskutojnë zbatueshmërinë e këtyre premtimeve. Sot ne jemi në një diskutim të hapur me qytetarët dhe kjo do shtrihet në cdo lagje të qytetit.
Cdo qytetar do të ketë mundësi të diskutojë me drejtuesit e PD për të nxjerrë vendin nga kriza. Kryesia i ka hapur rrugë thellimit të konsulitmit të alternativës së PD. Ky është vendim shumë i rëndësishëm. Zbatimi i tyre do të nisë menjëherë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-kryesia-e-pd-miratoi-ngritjen-e-deges-se-pd-ne-londer/

Free Traffic Exchange