Luftë e ftohtë mes institucionit kryesor të sekreteve dhe institucionit më të lartë të kontrollit financiar në Shqipëri.
Shërbimi Informativ Shtetëror vijon të bëjë rezistencë, duke refuzuar t?i nënshtrohet kontrollit të rregullshmërisë dhe veprimtarisë financiare nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Argumenti kryesor, ose më saktë alibia e fortë, mbetet po e njëjta: Veprimtaria përbën sekret shtetëror. Çështja e kontrollit të rregullshmërisë është komplekse dhe e pa adresuar në ligj, pasi përfshin kontrollin e të gjitha çështjeve, përfshirë edhe vlerësimin e përputhshmërisë me ligjet dhe rregulloret.