Policia e Beratit ka vënë në pranga pasditen e së mërkurës 3 persona për falsifikim të monedhave.
Gjatë operacionit të koduar ?Money?, janë arrestuar Ilir Zere, 46-vjeç, Briken Gëri 29 vjeç dhe Bledar Zogani 40 vjeç të tre banues në Berat.
Sipas policisë, 3 të arrestuarit ushtronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin aktivitetin kriminal të falsifikimit të monedhave, konkretisht euro, prerje 50 dhe 100, të cilat i tregtonin në tregun vendas me vlerën 100 euro e barabartë me 30.000 (tridhjetëmijë) lekë të vjetra.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 11 mijë euro të falsifikuara. Ndërkohë gjatë një kontrolli në banesën e njërit prej të arrestuarëve, Ilir Zere, policia sekuestroi 5 thika antike të dyshuar të trafikuara, 1 pushkë sportive pneumatike dhe 4 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva. (a.ç/shqiptarja.com)