Report TV - Meta: Duhen ndryshime në ligj, të shtojmë numrin e grave deputeteve

2016-04-27 3

Në sallën e seancave plenare të Kuvendit, janë mbledhur këtë të mërkurë gratë deputete të Kuvendit të Shqipërisë, parlamentare të rajonit dhe kryebashkiake, në Konferencën Vjetore të tyre.

Konferencën e përshëndeti edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta. Ai tha se duhet të bëhen ndryshime ligjore me qëllim që të shtohet numri i grave deputete.

?Ato hapa që ndërmorrëm në zgjedhjet lokale, t?i ndërmarrim edhe në zgjedhjet parlamentare?, tha Meta, madje i kërkoi deputetve femra që të angazhohen për të realizuar këtë.

Kreu i Kuvendit deklaroi se krijimi i Aleancës së Grave Gemokratike, mund të konsiderohet si ngjarja më pozitive gjatë kësaj legjislature, madje edhe historike, duke shtuar me humor se kjo ka shqetësuar edhe burrat deputetë.

?Do të veçoja krijimin e Aleancës së Grave Deputete, që nuk është se është pritur pa shqetësim nga burrat në Parlament", u shpreh Meta.

Ai vlerësoi si pozitive angazhimin nga deputetet për të sjellë në Kuvend çështje sociale, që ?eklipsohen nga konfliktet politike shterpër?. ?Kjo është e rëndësishme, sepse i jep një dimension më njerëor edhe politikës?, u shpreh ai.

Gjithashtu, Meta tha se deputetet kotribuojnë pozitivisht edhe me etikën në Parlament.

?Kuvendi ka pasur momente jo të këndshme në drejtim të etikës dhe imazhit, por lajmi i keq është lajm, ndërsa lajm i mirë për gazetarët nuk përbëjnë lajm?, shtoi Meta.

Shqipëria, tha Meta, dhe asnjë vend tjetër në rajon dhe më gjerë nuk pretendon se ka arritur barazinë e plotë gjinore, por hapa para janë bërë në vendin tonë sidomos me përfaqësimin politik.

?Eleminimi i hendekut të përgjithshëm gjinor që ekziston në shoqërinë tonë mund të adresohet shumë mirë duke rritur përfaqësimin e grave në vendimmarrje, qendrore dhe vendore. Në vendin tonë janë bërë hapa përpara. Sot kemi 32 gra deputete dhe tre komisione të rëndësishme që drejtohen nga zonja të nderuara, si zonja Dade, Bregu dhe Vokshi?, tha Meta, i cili nuk e kurseu komplimentet për kryetaren e komisionit të Jashtëm, Arta Dade, për të cilën tha se "shkëlqente".

Ndërsa sipas kryebashkiakut Veliaj, gratë politikane vihen shpesh në qendër të sulmeve me natyrë personale.

Arta Dade mori gjatë kësaj të mërkure kompetencat e Ilir Metës në drejtimin e parlamentit ndërsa ky i fundit u ul në vendin e kryetarit të grupit demokrat Edi Paloka.

Ora 13.00 Kryemadhi: Roli i gruas thelbësor në vendimmarrje
Një vend mund të përparojë nëse gruaja është e përparuar. Kështu është shprehur deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në ?Konferencën Vjetore Rajonale të Grave Parlamentare?.

?Një vend mund të përparojë nëse gruaja është e arsimuar, nëse gruaja është e edukuar, e punësuar dhe e fortë ekonomikisht,? tha Kryemadhi.

Ndër të tjera, deputetja e LSI e vuri theksin tek pjesëmarrja e grave në politikë.

?Nëse duam një shoqëri të drejtë dhe të sigurt, roli i saj është qenësor në procesin e vendimmarrjes, ku këtu do të përfshinim zbatimin dhe hartimin e politikave që ne marrim përsipër,? shtoi ajo.

Për Kryem...

Free Traffic Exchange