Report TV - Grabitja, punonjësi i sigurisë rrëfen ngjarjen për Report TV

2016-04-27 0

Report TV ka mundur të sigurojë një intervistë me shoqëruesin e kambistit që u grabit një ditë më parë tek hotel Sheraton në kryeqytet. Punonjësi i sigurisë Besnik Zhegu rrëfen për gazetarin Dashamir Biçaku dinamikën e ngjarjes ku u vodhën 180 mijë dollarë të sapo tërhequra nga një bankë e nivelit të dytë.

"Njëri më sulmoi mua ndërkohë që Sajmirit i shkoi autori tjetrit, më vendosi një objekt në brinjë e mendova se ishte armë dhe më goditi."-thotë Zhegu ndërkohë që ajo që bie ndesh me njoftimin zyrtarë të policisë është fakti që ata ishin të pamaskuar

"Autori ishte i maskuar me çorap dhe kokore dhe vetëm sytë kishte jashtë. Ne e lamë makinën jashtë parkimit të Sheratonit për të kursyer 200 lekëshin" shprehet shoqëruesi Besnik Zhegu

Ai mohon që së bashku me kambistin Sajmir Hasani të jenë ndjekur nga persona të paidentifikuar pas momentit që kishin dalë nga banka

Ngjarja ndodhi pasditen e së martës rreth orës16:00. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve të kësaj vepre penale nderkohe qe ka shoqeruar deri me tani 27 persona si te dyshuar te ngjarjes.