“42 kryetarët e Tiranës”,Valter Gjoni sjell historinë e drejtimit të kryeqytetit- Ora News

2016-04-27 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është promovuar libri i Valter Gjonit ?42 kryetarët e Tiranës? një botim që sjell një histori të shkurtër të secilit prej 42 drejtuesve të kryeqytetit. Erion Veliaj tha se çdo kryetar Bashkie duhet të vlerësohet për punën që bën dhe jo për bindjet e tij politike.
?42 kryetarët e Tiranës? është libri biografiko-historik i Valter Gjonit që sjell imazhet dhe biografinë e atyre që ndër vite kanë drejtuar Bashkinë e kryeqytetit.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj, në fjalën e mbajtur në aktivitet theksoi se një kryetar Bashkie nuk duhet vlerësuar nga bindjet apo deklaratat politike, por nga puna që ai bën për qytetin e tij.
Veliaj: Kemi një shans historik për ti shërbyer Tiranës. Çdo orë e harxhuar me debatet e ditës, me betejat politike, me baltën dhe stërkëmbëshat që fatkeqësisht nuk ia kursejmë njëri-tjetrit është një humbje spektakolare.Në qoftë se ka një mesazh që na vjen nga ky botim është fokusi te puna. Koha kalon shpejt, mandatet ikin shpejt, por në fund të ditës, secili prej nesh vlerësohet nga puna dhe nga kontributi që jep.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/kultura/42-kryetaret-e-tiranesvalter-gjoni-sjell-historine-e-drejtimit-te-kryeqytetit/