Report TV - Ja si u grabitën 180 mijë $ me një shkelm te Sheratoni

2016-04-27 8

Dy autorët e grabitjes së 180 mijë dollarëve kanë qenë të pamaskuar dhe të paarmatosur. Report Tv sjell pamjet se si grabitja ka ndodhur për 20 sekonda në trotuarin e hotel Sheraton ndërsa ka mjaftuar një shkelm për të dorëzuar çantën me para.

Për të grabitur 180 mijë dollar në trotuarin e hotel Sheraton një ditë më parë ka mjaftuar një shkelm dhe një e shtyrë që dy personat që kishin tërhequr paratë nga banka t?ia jepnin çantën grabitësve.

Janë këto pamjet e siguruara nga Report Tv ku siç dhe shihni fillimisht me çantën e zezë në dorë dy personat pasi kishin tërhequr paratë nga banka qëndrojnë ngjitur me taksinë e verdhë.

Aty afrohet dikush me çantë në shpinë nga trotuari dhe një person tjetër nga brëndësia e lulishtes së hotelit.

Me veprime të sinkronizuara ata i marrin çantën me parë dhe personi me çantë në shpinë vrapon i pari. Atë e ndjek shoku i tij ndërsa personi që dhunohet me një shkelm del në mes të rrugës pa reaguar më pas.

E gjithë kjo ngjarje është filmuar nga kamerat e sigurisë ndërsa është kryer në mes të ditës dhe kanë qenë të shumtë dëshmitarët të cilën kanë parë grabitjen.

Pas grabitjes personat janë larguar në rrugën pas stadimut Qemal Stafa e më pas kanë humbur gjurmët. Grupi hetimor dyshon se ata janë pritur nga ndonjë mjet dhe në këtë ngjarje të jenë përfshirë mbi 4 persona.

Dyshimet e hetuesve janë shtrirë dhe në pistën e personave të afërt me të dëmtuarit pasi nga veprimet është arritur në konkluzionin se kanë patur dijeni për tërheqien e shumës prej 180 mijë dollarë.