Ermira Mehmeti flet për herë të parë për skandalin e përgjimeve dhe përlotet/ fjala e plotë

2016-04-27 4

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Deputetja e BDI, ne parlamentin e Maqedonisë Ermia Mehmeti thyen heshtjen pas publikimit të videopërgjimit të saj, për të cilin zyrtarë të partisë dhe ajo vetë thanë se ishte montazh dhe shantazh politik. Përballë dhjetra grave në Kuvendin e Shqipërisë ku u mbajt konferenca rajonale e grave parlamentare, ajo duket se gjeti vendin e ngrohtë për të rrëfyer përjetimin e saj mes lotëve për atë që ajo e cilësoi sulm të pastër të qarqeve antishqiptare.
Deputetja e Bashkimi Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti ka zgjedhur kuvendin e Shqipërisë, pasi ndihet thellësisht shqiptare dhe sepe është bërë nënë këtu, për të folur për herë të parë për përgjimin në Maqedoni, i konsideruar prej saj dhe BDI, si një shantazh mer qëllime të pastra politike.
E vënë në qendër të sulmeve prej më shumë se 2 muajsh, teksa rrëfente përjetimin e saj gjatë kësaj periudhë, Mehmeti nuk i shmangu lotët, teksa i drejtohej një salle të mbushur me gra
Ndërkohë, jashtë parlamentit, deputetja e BDI-së, tha se përgjimet mbajnë autorësinë e shërbimeve sekrete maqedonase antishqiptare.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/videogaleri/ermira-mehmeti-flet-per-here-te-pare-per-skandalin-e-pergjimeve-dhe-perlotet/