Belgjika ekstradoi në Francë të dyshuarin e sulmeve të Parisit, Salah Abdeslam, për t?u përballur atje me procesin gjyqësor. 26-vjeçari u plagos e u arrestua gjatë një sulmi dramatik më 18 mars në Bruksel pas 4 muajsh arratie, kohë përgjatë së cilës forcat belge të sigurise ishin vënë ethshëm në kërkim të tij.