Report TV - Perisiç: Ja si do merren lejet e ndërtimit përmes sistemit elektronik

2016-04-27 0

Sistemi Elektronik do bëjë të mundur marrjen e lejeve të ndërtimit brenda 25 ditëve, nga 3 muaj.

Dushica Perisiç, kreu i kompanisë që po asiston Shqipërinë në këtë program, shpjegon mënyrën si do bëhet aplikimi në internet, dhe lehtësitë që do sjellë sistemi për çdo individ e biznes.

Kushdo kërkon të aplikojë për leje ndërtimi mund të vendosë të dhënat në platformë, dhe i mbetet veç të ndjekë çfarë ndodh me vendimin për lejen.

Së dyti sistemi shkurton nga 25 në 30 ditë kohën e miratimit të lejes. deri tani periudha e miratimit zgjaste deri tre muaj. Shumë e rëndësishme është edhe transparenca e sistemit, duke qenë se ul korrupsionin lidhur me lejet e ndërtimit.

Sipas Perisiç, sistemi ka rezultuar mjaft i suksesshëm në Maqedoni, duke ulur korrupsionin dhe duke përmirësuar dukshëm renditjen e këtij vendi në klimën e të bërit biznes.

Free Traffic Exchange