Hetimi për koncesionet në shëndetësi - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës thellon hetimin për tre koncesionet e ministrit Ilir Beqaj në Shëndetësi. Të martën u mor në pyetje nga prokurori Endri Bimi, zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i cili dha sqarime për më shumë se dy orë. Zyrtari ka deponuar me cilësinë e personit që ka dijeni për hetimin, pasi në një nga koncesionet, ka qënë kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Ditët e fundit, organi i akuzës ka arritur të sigurojë të gjitha dosjet e koncesioneve me vlerë 300 milionë euro, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ministri Beqaj të merret në pyetje për të njëjtën çështje ditët në vijim. Hetimet kanë hyrë në një fazë të dytë: Grupi task-forcë po shqyrton të gjitha procedurat që u ndoqën nga Ministria e Shëndetësisë për përzgjedhjen e kompanive fituese për Check-Up-in, me vlerë rreth 120 milionë euro, sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet e vendit, me vlerë 100 milionë euro dhe koncesionin e shërbimit të hemodializës, prej 86 milionë eurosh. Janë sekuestruar gjithashtu praktikat e tri koncesioneve per te parë nëse veprimet janë kryer sipas ligjit.