Urdhëri i mbrojtjes, Nazime Visha i drejtohet Gjykatës - Ora News- Lajmi i fundit-

2016-04-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

23 vjeçarja Nazime Visha ka hequr dorë nga kërkesa për mbrojtje nga policia. Ajo është paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës duke u tërhequr nga kërkesa që vetë dorëzoi një ditë më parë. Gjykata e Tiranës në këto kushte vendosi pushimin e çështjes, ndërsa nuk është zbuluar arsyeja e këtij qëndrimi.
48 orë pasi iu drejtua gjykatës duke kërkuar urdhër të menjëhershëm mbrojtje Nazime Visha ka hequr dorë nga kërkesa duke bërë që edhe gjykata të pushojë padinë.
E shoqëruar nga gjyshja e saj, 23 vjeçarja është paraqitur në Gjykatën e Tiranës, në orën 11.30 duke zgjedhur derën e pasme për të shmangur interesin e medias. Seanca e cila u zhvillua me dyer të mbyllura zgjati rreth 15 minuta . Në të nuk u paraqitën dy personat e akuzuar nga Nazimja gruaja dhe djali i Fiqiri Muçës .

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/urdheri-i-mbrojtjes-nazime-visha-i-drejtohet-gjykates/