Tusk: “Drejtësia”, çelësi i integrimit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma në drejtësi është themelore për progresin e vendit drejt Bashkimit Europian. Deklarata është bërë nga Presidenti i Keshillit Evropian, gjate nje takimi te tij ne Bruksel me Presidentin shqiptar Bujar Nishani. Tus deklaroi se autoritetet ne vend duhet te bëjnë me shume dhe sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar.Donald Tusk: Ky është një moment shumë i rëndësishem për Shqipërinë, pasi vendi po ndërmerr reforma ambicioze si ajo në reformën në drejtësi. Nënvizoj, sikurse deklarova në nëntor me kryeministrin Rama se bashkëpunimi ndërpartiak dhe dialogu janë tepër të rëndësishme për të avancuar përpara në perspektivat përpara. Duhet të ndërmerren hetime proaktive veçanërisht sa i takon luftës ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit.Bujar Nishani: E informova Presidentin Tusk mbi ecurinë e procesit të reformave dhe vëmendjen time personale dhe institucionale, veçanërisht ndaj reformës në drejtësi dhe domosdoshmërisë së ruajtjes së vëmendjes edhe ndaj standardeve të të drejtave të njeriut dhe çështjes së respektimit të pronës. Shpreha besimin se me finalizimin e reformës në drejtësi, Bashkimi Evropian do të mbështesë e negociatave të aderimit për Shqipërinë.Konferenca per shtyp ka pasuar nje takim dy palesh te zyrtareve te larte. Ata kane diskutuar edhe per krizen e refugjateve dhe bashkëpunimin rajonal mes vendeve fqinje dhe Brukselin.

Free Traffic Exchange