http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per here te pare, deputetja shqiptare ne Maqedoni Ermira Mehmeti, ka folur për skandalin e përgjimit te publikuar pak jave me pare. E përfshirë nga emocionet dhe mes lotëve, ajo tha se gjithçka ishte një montazh.?Vallë si u bë që ky përgjim i ashtuquajtur autentik, tërësisht i montuar të përfshijë pikërisht figurën apo personalitetin tim, femrës shqiptare, në një shoqëri etnikisht të fragmentuar ku shqiptarët nuk përbëjnë shumicën,? të jetë pikërisht ajo që ja paska shkelur moralin e saj dhe paska denjuar që të ketë një lidhje gjoja me një ministër. Nuk mund ta them nëse vërtet ia vlen që unë apo cilado femër të vazhdojë betejën politike, sepse mendoj se akoma jam duke vuajtur traumën nga një goditje jo e vogël dhe më falni për emocionet?.Ne Konferencën Rajonale te Grave Parlamentare, Mehmeti tha se gjendet në bankën e të dënuarës dhe se po vuan një gjyq publik.?Pyetja e cila mua më ka ngacmuar dhe rënduar gjatë gjithë kësaj periudhe është si vijon: A ia vlen të nderuara zonja që një femër të jetë politikisht aktive, një game changer sepse unë veten e shoh të tillë dhe jua them përse. Sepse kam arritur që në një ambient akoma shumë konservativ e patrialkal të jem fituese në zgjedhje parlamanetare. Kam arritur që në vazhdimësi të kritikoj politikat e një qeverie jo demokratike.?Pavarësisht situatës se gjendur, deputetja shqiptare nga Maqedonia, tha se kur të mbërrije momenti për te ndryshuar shoqërinë, te gjitha mund te jene më optimiste per përfaqësim dinjitoz ne politike.