Konferenca -Deputetet shqiptare krah Ermira Mehmetit: Nuk je vetëm

2016-04-27 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Nuk je vetëm në këtë betejë? ky ishte mesazhi i deputeteve por dhe grave të tjera në posta të larta të drejtimi të cilat ishin mbledhur sot në Parlament për deputeten e BDI-së Ermira Mehmeti e cila pak kohë më parë u bë objekt i një skandali përgjimi.
Në një fjalë të mbajtur menjëherë pas deputetes shqiptare të parlamentit maqedonas, deputetja e PDIU-së Mesila Doda tha se problemi nuk ishte ajo, Ermira. Sot ishte organizuar një konferencë posaqërisht për forcimin e rolit të gruas në vendimmarrje.
Mesila Doda: Të rrëfej se secila nga ne përjetoi të gjithë atë eksperiencën tuaj. Kam dyshuar nëse duhej të bënim prononcim publike por e bindur që sa herë që flisnim I vinim më shumë flakë një zjarri që nuk kishte të bente më ju por me jo vetëm me cështjen e shqiptarëve por dhe të qeverisë. Ndaj u gjet një jetë njeriu. Nuk je vetëm në këtë betejë. Të gjithë kemi pasur eksperienca goditje të ulëta. Të gjitha këto zonja në parlament. Kanë pasur insinuate intriga janë goditur. Jo sepse janë gra të mira apo jo të mira, por sepse janë gra që mbajnë pushtet dhe thyejnë modelin e grave të pushtuara dhe këtë një burrë I keq nuk e duron dot. Në rastin tuaj ka të bëjë me cështjen e Maqedonisë. Vazhdoj të mendoj se problem i Maqedonisë është respektimi i të drejtave të shqiptarëve që nuk është bërë kurrë dhe të mos fshihen prapa gishtit asnjë politikan shqiptar apo mbartës të pushtetit në Maqedoni. Problemi nuk është Ermira Mehmeti, gratë shqiptare të Maqedonisë, apo gratë maqedonase. Problemi janë ata vetë dhe mafia që është instaluar aty dhe jo vetëm aty.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/deputetet-shqiptare-krah-ermira-mehmetit-nuk-je-vetem/

Free Traffic Exchange