Report TV - Kërcënimi, Nazimja tërhiqet nga padia s'ka urdhër mbrojtje, ja sms

2016-04-27 1

Gjykata pushon padinë e Nazime Vishës për tu pajisur me urdhër mbrojtje.

Burime për ReportTv bënë me dije se nga padia është tërhequr vetë 22 vjeçarja e cila pak ditë më parë denoncoi në polici se ndihej e kërcënuar nga familjarët e Fiqiri Muçës që Visha ekzekutoi në Gusht të 2012-ës.

Nazime Visha nuk do të merret në mbrojtje nga policia e shtetit pas pretendimeve të saj se u kërcënua nga familja e të ndjerit Fiqiri Muça.

Këtë vendim e mori gjykata e Tiranës e cila pushoi padinë e Nazimes, e cila një javë më parë kërkoi mbrojtje duke pretenduar se ndihej e kërcënuar për jetën.

Në një seancë zhvilluar pa praninë e mediave, burime për ReportTv bënë me dije se 22 vjeçarja që pak ditë më parë fitoi lirinë pas faljes me dekret nga presidenti Nishani është tërhequr nga padia.

Këto janë vetëm pak momente të fiksuara në katin e 4 të gjykatës së Tiranës ku Nazimja shoqërohej nga gjyshja e saj Drita, ndërsa në përfundim të seancës ajo doli nga pas gjykatës duke u shmangur kamerave.

Nazimja denoncoi në polici duke pretenduar një telefonatë kërcënuese me përmbajtjen ? Do ta bëjmë më keq se ç?na e bëre, Do të Varrosim? Por ende mbetet e paqartë pse ajo u tërhoq nga kjo padi.

Visha u dënua me 10 vite burg për vrasje me dashje të ish përdhunuesit të saj Fiqiri Muça në Gusht 2012, ndërsa pas 4 vitesh më 25 Mars 2016 me dekret falje ajo u lirua nga burgu.

Free Traffic Exchange