Fier, 33 vjet burg dy grabitësve - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-27 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy vjet pasi dhunuan dhe kërcënuan dy të rinj në një pyll të Semanit, Gjykata e Fierit ka dënuar me 33 vite burg autorët. Endri Goga 22-vjeç është dënuar me 24 vite, ndërsa Shaban Skeja 20-vjeç, me 9 vite burgim. Ata u akuzuan për marrëdhënie seksuale me kërcënim; vjedhje me dhune në bashkëpunim dhe ?armëmbajtje pa leje?. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 20 tetorit 2014. Endri Goga dhe Shaban Skeja kishin dalë në një rrugë pranë pyllit të Semanit, për të grabitur kalimtarët. Të maskuar dhe të armatosur, ata kanë parë një çift të fejuarish që kishin ndaluar makinën pranë plazhit për të bërë shëtitje. Agresorët i kanë kërcënuar më armë dhe u kanë marrë të gjitha sendet me vlerë. Më pas, Endri Goga ka përdhunuar vajzën në sy të të fejuarit.Disa dite pas krimit, çifti i te fejuarve bëri denoncimin ne polici. Hetuesve iu deshën dy muaj ndjekje, deri sa mundën te identifikojnë autorët dhe t?i arrestojnë ata.

Free Traffic Exchange