Report TV - Alibeaj: Rama po bashkohet me 2 banda te kulla e stadiumit të ri

2016-04-27 0

Enkelejd Alibeaj, kreu i Departamentit të Rendit e Sigurisë në PD, deklaroi sot nga selia blu se kryeministri Edi Rama ?po fsheh planin e tij, për të kthyer në pallat fushën tek aneksi i Stadiumit Qemal Stafa, për të ndërtuar një kullë betoni ku besohet se kumbari ka bashkuar interesat e dy bandave të tij të preferuara: Të Shullazit dhe Hakmarrjes për Drejtësi?.

?Ne e denoncuam dy ditë më parë këtë projekt kriminal të Edi Ramës. Ai heshti. Heshti, sepse ai është arkitekti i zhdukjes së kësaj hapësire, i kthimit të saj në një masiv betoni për interesat e tij dhe të bandave të tij. Kjo fushë ishte parashikuar të bëhej lulishte dhe ishte përfunduar projekti i saj nga bashkia e drejtuar nga zoti Basha. Një projekt që është hedhur poshtë tashmë, dhe ku pritet të mbillet nga Edi Rama pallati i bandave?, deklaroi Alibeaj.

Free Traffic Exchange